Aleks Ferguson nuk ka ndër mend të largohet nga drejtimi i Mançester Junajtid, sidomos tani, kur klubi është gati ta bëjë trajnerin më të paguar në Angli.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e Mançester Junajtid po bëjnë gati rinovimin e kontratës për sezonin e ardhshëm, duke bërë i një ofertë faraonike.
Gjatë vitit të ardhshëm, Sër Aleks do të përfitojë 6.5 milionë stërlina në formë rroge. Ndërkohë, edhe bonuset e përcaktuara janë po aq të larta, pasi çdo trofe i siguruar gjatë edicionit 2012-2013 ka vlerën e 1 milionë sterlinave.
Në këtë mënyrë, Aleks Ferguson bëhet trajneri më i paguar në historinë e futbollit anglez, një tjetër rekord në karrierën e tij të suksesshme. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 January 2012 15:40