Duket se më në fund është rikthyer buzëqeshja te Adnan Januzaj i cili po kënaqet në kombëtaren belge.
Supertalenti kosovar është parë sot shumë i buzëqeshur në stërvitjet me bashkëlojtarët e tij belg pas kalimit të tij në formë huazimi nga Manchester Unitedi te Borussia e Dortmundit.
Januzaj ka kohë që nuk është parë kaq i lumtur derisa këtë knaqësi gjatë stërvitjes nuk ka ngurruar ta shpreh edhe në Facebook.
“Duke u kënaqur në stërvitje me Belgjikën” shkroi Adnani në Facebook.
Januzaj duket shumë i lumtur me këtë lëvizje pasi që do të ketë më shumë hapësira te Dortmundi diçka që nuk e kishte në skuadrën e trajnerit Luis van Gaal.
Një gjë tjetër që u pah në këtë foto, ishin yje të ndryshme që luajnë në klubet më të mëdha në botë e që në fakt ia fusin frikën çdo kundërshtari.
Wednesday, 02 September 2015 08:18 
