Numri 8 i “mbretërve” edhe njëherë bëri me dije se nuk largohet nga Real Madridi, pasi, sipas tij, sezonin e ardhshëm do ta bëjë më të mirën.
“As në Milano, as në Inter, as në Manchester City nuk dua të luaj, dua vetëm Real Madridin, fjalët se do të largohem nga Madridi janë vetëm thashetheme, unë kam biseduar me Florentino Perezin dhe me Mourinhon dhe iu kam premtuar se do ta bëj më të mirën për këtë skuadër”, tha në një intervistë Ricardo Leite Kaka.
Ideja e Real Madridit ishte ta shisnin Kaka’në për 40 milionë euro, mirëpo kokëfortësia e lojtarit po bën që të mos largohet nga Real Madridi, edhe pse Mourinho ia ka bërë me dije që nuk do të ketë vend në skuadrën e parë.
Friday, 08 July 2011 14:14