Francezi e ka bërë të qartë se ai është shumë i lumtur me jetën në Bayern dhe mund ta përfundojë karrierën e tij me klubin bavarez.
Franck Ribery ka theksuar se ai nuk e ka ndërmend të lë Bayern Munich dhe shpreson të vazhdojë të jetë në klubin e tij aktual, edhe kur ai të jetë 35 vjeç.
Kontrata aktuale e sulmuesit shkon deri në verën e vitit 2015, por ai duket i etur për të nënshkruar një marrëveshje të re në Allianz Arena.
Francezi, 28 vjeç, u bashkua me gjigantët Mynihut nga Olympique de Marseille në verën e viti 2007, dhe ka zbuluar tani se ai do të donte të përfundojë ditët e tij duke luajtur me palën gjermane.
“Kushtet në Bayern janë të përkryera për mua”, tha Ribery për Bild.
“Unë mund ta imagjinoj veten duke qëndruar me Bayern Munich për pjesën tjetër të karrierës sime. Nëse trupi im e lejon atë, unë do të vazhdoj të luaj me Bayern deri në moshën 35 vjeç.”
Ribery ka qenë në formë mbresëlënëse në fushatën 2011-12 dhe ka grumbulluar tashmë pesë gola në 11 paraqitjet e tij në Bundesligë. Ai ka dhënë edhe gjashtë asistime për gol. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 13:48