Pasi u bë e ditur se Neymar do të kalojë tek Reali i Madridit pas Kupës së Botës për Klube, pra në afatin kalimtar te dimrit, ekipi brazilian i Santos ka theksuar se nuk do ta pengojë largimin e mesfushorit të tij, Ganso.
Ganso është njëri prej talenteve më të rinj nga Brazili dhe tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Milan dhe klubi rus, Anzhi Makhachkala, por ne garë ka hyrë edhe skuadra franceze PSG.
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, ka bërë të ditur se klubi do të lejojë largimin e Gangos, nëse ai e paraqet një kërkesë të tillë. “Ai më ka thënë se dëshiron të mbetet në Santos, por nëse ka ndërmend të largohet, ne nuk do ta kundërshtojmë”, tha Ribeiro për Marca. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 19:07