Fundori bullgar Stanimir Marinov pritet të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Sigal Prishtinës. Burime brenda klubit bardhekaltër të martën kanë njoftuar se janë në negociata me Marinovin dhe se marrëveshja është pranë finalizimit.
Gjasat janë të mëdha që Marinov të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Marinov, 23-vjeçar, me Sigal Prishtinën pritet të firmosë kontratë njëvjeçare, shkruan sot Koha Ditore.
“Klubi është në negociata me Stanimir Marinovin dhe besojmë se shumë shpejt do t’i mbyllim. Ai pritet të jetë përforcimi i radhës në klubin tonë, i cili po kompletohet gradualisht për edicionin e ri”, është shprehur burimi i gazetës, transmeton koha.net.
“Marinov është një lojtar i mirë dhe i ri që i përshtatet shumë mirë klubit tonë. Shumë shpejt besoj se do t’i sjellim edhe përforcimet e tjera”.
Wednesday, 29 July 2015 13:05