Stadiumi i Prishtinës tashmë do të ketë pamje të re.
Karriget, portat dhe gjithçka tjetër aty do të jenë ashtu siç i takon një stadiumi të mirëfilltë. Krejt kjo pasi sot Komuna e Prishtinës do ta nënshkruaj një memorandum me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit për rregullimin e stadiumit.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe përfaqësuesit e FC “Prishtina” do të nënshkruajnë sot Memorandum mirëkuptimi lidhur me renovinim e Stadiumit të Qytetit.
Me këtë rast, do të prezantohet edhe projekti-detaj, në bazë të të cilit do te zhvillohen punimet.
Nënshkrimi i Memorandumit dhe prezantimi i projektit do të bëhet në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, me fillim në orën 10:00.
Monday, 24 August 2015 08:12