Mbrojtësi portugez Pepe mund të luajë nesër kundër Barcelonës nëse arrin të rikuperohet. Vendimi i Murinjos për aktivizimin e Pepes është mjaft i diskutueshëm, për shkak të gjestit antisportiv që bëri pikërisht ndaj Barcelonës ku shqelmoi lojtarin më të mirë në botë, Lionel Mesi.
Tekniku portugez i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje më dënimin e Pepes dhe ai ishte i prerë: “Nëse rikuperohet plotësisht, Pepe luan nesër”. Murinjo gjithashtu komentoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Barçës duke thënë se ekipi i tij i kishte të gjitha mundësitë të eliminonte Barcelonën.
Ndërkohë, ish-trajneri i Barcelonës, Karles Reksak, ka këshilluar Pepen që të mos paraqitet në “el Clasico”, me qëllim që të evitojë armiqësinë e tifozëve, ose në të kundërt do të përballet me trajtimin që i bënë Luis Figo në rikthimin e tij të parë te stadiumi ku u bë i famshëm.
“Po dëshiroi të përjetojë ferrin e Figos, le të udhëtojë, unë i sugjeroj që mos ta bëj të njëjtën gjë”, ka thënë Reksak për “El Mundo Deportivo”. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 24 January 2012 18:08