Rreth 4 mijë tifozë shqiptarë rrezikojnë të mos lejohen të hyjnë në stadiumin “Telia Parken”, për sfidën kualifikuese ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë.
Lajmi bëhet i ditur nga media daneze, të cilat theksojnë se sipas shifrave zyrtare, të paktën 6 mijë mbështetës të Kombëtares Kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes.
Federata e Futbollit në Danimarkë njoftoi rreth një javë më parë se mbështetësit shqiptarë, të cilët nuk kanë bileta në sektorin e caktuar sipas rregullave të UEFA-s për 2150 tifozë, do të refuzohen në hyrjet e stadiumit. Shqiptarët rezidentë në Danimarkë, por edhe ata që nuk jetojnë në këtë vend, nuk do të lejohet të hyjnë në tribunat e tjera të impiantit. Seleksionimi do të bëhet në bazë të emrave me të cilët janë blerë biletat.
“Nëpërmjet emrave jemi munduar të evidentojmë tifozët shqiptarë. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës”.
Monday, 31 August 2015 21:52