Dy Koreanet e rinj sot kanë bërë tentimin e tyre të parë për te realizuar ëndrrën e tyre për të luajtur në Liverpool FC, Kim Yoon-Soo, 16 vjeç dhe Park Hyeon-Jim, 18 vjeç kanë arritur në qytet të shtunën para një jave të gjatë provuese në akademinë e klubit.
Takimi dhe përshëndetja me yjet Dirk Kuyt dhe Andy Carroll ishte gjeja e parë në agjendën para stërvitjes të së hënës në mëngjes me rezervistet.
Dyshja ka treguar disa aftësi të shkëlqyeshme gjate dy orëve të stërvitjes se parë dhe më vone janë ulur për të dhëne interviste për Liverpoolfc.tv dhe për te shpjeguar se fare do të thotë të jenë Koreanet e parë që veshin fanellën e kuqe.
“Unë jam rritur duke qenë tifoz i Liverpool kështu që është shumë e veçante për mua.” tha Kim, një mesfushor mendor që është rritur duke idollizuar yllin e Barçës , Xavi.
“Unë nuk mund te besoja ç’fare po shihja kur e pashe letrën që thoshte se unë do të vija këtu. Isha shumë i emocionuar, jam zgjuar disa herë gjatë natës mbrëmë dhe nuk mund te prisja që te vija këtu.”
“Unë jam shume i kënaqur që kam kompletuar stërvitjen e parë dhe nuk mund te pres për pjesën e mbetur të javës.”
“Në shtëpi ne vetëm mund te ëndërrojmë për një mundësi si kjo. Unë jam duke jetuar ketë ëndërr dhe nuk kam fjalë se si ta përshkruaj. Eshte gjë e madhe.”
Park u dha jehone ndjenjave të Kim.
“Unë gjithmonë doja te luaja ne një ekip Evropian kështu që është një mundësi e madhe të tregoj atë që mund të beje.” tha mesfushori ofanziv Park.
“Kjo ndodhe një here në jetë. Unë jam shume mirënjohës që jam këtu. Është një gjë për të cilën do të jem ne gjendje të flas tere jetën dhe unë gjithmonë do te jem krenar pa marrë parasysh përfundimin.”
Qe të dy Kim dhe Park dukeshin të relaksuar ne seancën stërvitëse para trajnerëve te rezervave Pep Segura dhe Steve Cooper.
Tuesday, 10 May 2011 07:23