Trajneri i Tottenhamit Hary Redknapp, ka thënë se Luka Modriç do të qëndrojë, pavarësisht kërkesës që ka bërë lojtari për t’u larguar në drejtim të Chelseas.
Kroati e dëshiron me çdo kusht Chelsean, ndërsa këta të fundit e kanë rritur ofertën në 30 milionë euro, raporton “Mirorr”.
Mediat në Angli raportuan në mëngjes se, Modriç, edhe zyrtarisht i ka shkruar Tottenhamit për ta liruar atë.
Ndërkaq, trajneri Redknapp, i ka thënë “BBC” se Modriç është i rëndësishëm për ta dhe nuk do të shitet.
“Ne e dimë se ai ka shkruar letër, me kërkesë për t’u larguar nga Tottenham, por kjo nuk ndryshon qëndrimin tone. Modriç nuk shitet, ai është lojtar fantastik dhe nuk dëshirojmë ta humbim atë”, ka thënë Redknapp.
Thursday, 14 July 2011 17:15