Trajneri i Tottenhamit, Hary Rednkapp e ka lavdëruar në mënyrë të interesante lojtarin më të mirë në botë Leo Messi, për “The Sun”.
Rednkapp ka deklaruar se Messi është lojtari më i mirë në botë, pa dyshim, mirëpo ka pranuar se Messi po të ishte paraqitur si 16-vjeçar në ekip për të luajtur, do ta kishte dërguar në shtëpi menjëherë.
“Kur e ka shikuar se si Messi i vetëm e ka shkatërruar një ekip të tërë, miku më ka thënë se aii ka një pamje sikur një njeri që luan bastore tërë ditën, duke vënë bast në kuaj dhe duke pirë cigare. Ai është një shkurtabiq i hollë dhe aspak nuk i përngjan një futbollisti modern. Ka këmbë qesharake, që i lëvizin pa kujdes, deri sa vrapon. Po të ishte paraqitur si 16-vjeçar në klubin tuaj, ju me siguri se do t’i kishit thënë se ai nuk ka kurrfarë shanse të luajë futboll”, ka thënë Redknapp.
Ai ka thënë se i vjen mirë që Messi ka treguar se nuk duhet aspak pamje atleti për të arritur në futbollin e sotshëm.
“Disa nga futbollistët më të mirë në botë kanë qenë të vegjël. George Best ka qenë i tillë, shikoni edhe Luka Modriq në ekipin tim. Messi është shumë i fuqishëm dhe vrapon me start, ai ka mundësi të rikthejë ndeshjen me shpejtësinë e tij dhe me lëvizjet e tij të shpejta para se të shënojë gol. Disa thonë se Messi është më i mirë se Maradona, dhe kjo është një thënie e madhe. Është vështirë të gjesh një dobësi në lojën e tij, ndoshta loja me kokë”, ka thënë Redknapp.
Thursday, 26 May 2011 13:09