Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap është i lumtur që pas shumë vitesh, skuadra e tij cilësohet si ekipi më i fortë në Londër.
Vetëm një ditë para derbit më të ethshëm të qytetit, ndaj Arsenal, ai u ka kujtuar tifozëve të ekipit kundërshtar që të mos harrojnë kaq shpejt vitet e lumtura nën drejtimin e Venger.
Ky i fundit është kritikuar nga tifozët e “topçinjve” për formën e dobët të skuadrës e sidomos për mungesën e ndërhyrjeve në merkato, ndërsa ka patur edhe kërkesa për dorëheqjen e tij.
“A duhet të jenë tifozët e Arsenalit të kujdesshëm me atë që kërkojnë? Sigurisht! Ata kanë kaluar një periudhë të paharrueshme. Kanë kaluar 15 vite radhazi me pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Kjo është e pabesueshme!”.
“Ata nuk mund të gjejnë më mirë se kaq, apo jo? Ata nuk mund të zëvendësojnë Venger, pasi ai ka qenë i shkëlqyer me punën që ka bërë në këtë klub”.
“Gjithsesi, mos harroni që janë armiqtë tanë në derbi dhe ne do të mundohemi t’ia bëjmë prishim sa më shumë fundjavën. Mos harrojmë se objektivi jonë gjithmonë ka qenë të bëhemi klubi më i fortë në Londër”, deklaroi Redknap. (LajmeShqip.com)
Saturday, 25 February 2012 13:24