Herri Redknap po e ndjek nga afër situatën e lojtarit të Arsenalit, Teo Uollkot.
Mesfushori ofensiv, i cili shënoi dy gola kundër Totenhem të dielën, mbyll kontratën e tij me”topçinjtë” në vitin 2013.
Kjo ka bërë që Arsenali të shqyrtojë mundësinë e shitjes së lojtarit gjatë verës dhe Redknap, i cili i dha atij debutimin e tij kur ishte 16 vjeçar, është duke e monitoruar situatën.
Një burim i afërt me Redknap tha për “Daily Express”: “Harri do Teon. Ai dëshiron ta menaxhoj atë përsëri për Totenhem ose për Anglinë”.
Presidenti i Totenhem, Daniel Levi, do t’i ofrojë Redknap një kontratë të re për ta mbajtur atë, ndërsa do të ofrojë edhe 10 milionë paund për 22 vjeçarin Uollkot, të cilin e kërkoi edhe vitin e kaluar.
Nëse Redknap merr përsipër të ulet në stolin e Anglisë, ai do të përdorë Uollkot si armën kryesore në fazën sulmuese të ekipit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 28 February 2012 18:01