Real Madridi ka marrë nëntë lojtarë të rinj të klubit Rayo Vallecano. AS tregon se këta nëntë lojtarë të rinj do të bashkohen me klube të ndryshme te të rinjtë e Realit nga klubi C te të rinjtë.
Lojtari tjetër, i cili po ndiqet,i është Alvaro Negredo tani, lojtar i Sevillas.
Javën e kaluar Barcelona mori gjashtë lojtarë të rinj nga Espanyoli.
Ndërsa, Diego Armando Maradona theksoi se Messi dha një tjetër leksion futbolli në finalen e Ligës së Kampioneve, të shtunën.
“Barcelona u tregua shumë superiore ndaj Manchesterit. Katalunasit kanë një futbollist si Leo Messi, i cili sa herë që zbret në fushë jep leksione futbolli. E njëjta gjë vlenë edhe për Xavin dhe Iniestan”, shkruante Maradona në një artikull në gazetën Clarin.
“Messi është fantastik dhe jam i lumtur për të. Gjithashtu, është një djalë i mirë dhe që shokët e duan, më vjen mirë që karriera e tij po shkon shkëlqyeshëm”, shtoi Pibe de Oro.
Monday, 30 May 2011 15:23