Skuadra Madrilene e udhëhequr nga Mourinho do të vijë në Barcelonë me kujtimin për rezultatin 2-6 që pësoi Real Madridi i sezonës 2008/09 i udhëhequr nga Juande Ramos.
Sot, më 2 Maj 2011 mbushen 2 vite nga ai rezultat që rezulton të jetë ndër më të thellët që Reali ka pësuar në histori të El Clasicos.
Në Bernabeu përveç 6 golave të pësuar, ndodhi edhe “dorëzimi zyrtar” i Realit në luftën për titull të asaj sezone.
Pas asaj ndeshje, Reali humbiste edhe 4 ndeshje të tjera dhe kështu përfundoi sezonin 9 pikë pas Barcelonës e cila u shpallë kampione në fund me 87 pikë.
Për Barcelonën shënonin Messi dhe Henry me nga 2 gola, kurse nga 1 e shënonin dyshja e mbrojtjes Pique dhe Puyol, kurse për Realin shënonte Higuain e Ramos.
Monday, 02 May 2011 14:10