Gazeta spanjolle”Marca” ka bërë të ditur se Reali i Madridit ka marrë një ofertë të bujshme për argjentinasin Angel Di Maria.
Sipas saj, madrilenët kanë marrë një ofertë prej 42 milionë eurosh për lojtarin, i cili u ble në vitin 2010 nga Benfika për 25 milionë euro. Burimet pranë klubit madrilen kanë lënë të kuptohet se kjo ofertë ka ardhur nga Anglia.
Prej ditësh flitet për një interesim nga klubet angleze për lojtarin, ku Çelsi dhe dy skuadrat e Mançesterit janë gati të bëjnë çmenduri për ta marrë atë. Gjithsesi, nuk bëhet e ditur se cila është skuadra që ka bërë ofertën që u ka mbërritur madrilenëve.
Trajneri Murinjo nuk do të ishte kundër shitjes së argjentinasit, pasi me këto para do të mund të bënte një ofertë zyrtare për Luis Suarez, sulmuesin e Liverpulit. Kjo ka qenë arseja pse deri tani klubi nuk i ka rinovuar kontratën Di Marias i cili kërkon një përmirësim të rrogës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 18:22