Real Madrid ka siguruar një akord parimor me Jup Heinkes, që ky i fundit të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle nëse nuk sigurohet firma me Karlo Ançelotin. Florentino Perez mendonte se mund të siguronte lehtësisht trajnerin italian, por nuk e kishte parashikuar kokëfortësinë e drejtuesve të PSZH, të cilët tashmë kërkojnë rreth 10 milion euro për të lënë të lirë trajnerin.
Duke mos dashur të paguajë këtë shumë, Perez ka menduar për një alternativë tjetër ndaj kandidaturës së trajnerit italian, duke kontaktuar me Heinkes. Menaxheri i këtij të fundit, Enrike Rejes, ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit spanjoll në “Santiago Bernabeu”, ku ka dhënë pëlqimin e klientit të tij për një marrëveshje njëvjeçare.
Heinkes do të kishte si detyrë të drejtonte skuadrën derisa Ançeloti të lirohet nga kontrata me PSZH, një vit gjatë të cilit ai do të ketë mundësinë të bindte drejtuesit pse jo për një tjetër kontratë më afatgjatë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 22 May 2013 19:18