Real Madridi ka kontaktuar me Arsenalin për të pyetur në lidhje me Cesc Fabregasin dhe pozitën e klubit në lidhje me shitjen e tij. Sipas “The Sun” Reali e kishte marrë përgjigjen: 50 milionë euro.
Sipas gazetës britanike, Jose Angel Sanchez kontaktoi ”The Gunners-at”, pasi Arsen Ëenger tha këtë javë se nuk ka pasur ofertë për lojtarin spanjoll.
Gjithashtu, “The Sun” thotë se ai ka folur me një burim të brendshëm të Real Madridit, i cili siguron se “Florentino Perez i ka dhënë prioritet se Cesc do të ishte një nënshkrimin që do të ishte një goditje për Barcelonën.
Ëenger tha se nuk do ta shesë në ndonjë skuadër angleze, pastaj konkurrent i vetëm i Realit mbetet Barça, mirëpo klubi katalunas, siç duket, nuk do t’i ofrojë Arsenalit 50 milionë euro për shërbimet e Fabregasit dhe ky është një lehtësim i madh për Realin, mirëpo nuk duhet anashkaluar as Milanon e cila ditë më parë ka shprehur interesim për spanjollin.
Sipas “Daily Mail”, dyshja angleze Chelsea dhe Arsenal janë në kërkim të Gonzalo Higuain.
Sipas kësaj gazete , Chelsea po e shikon mundësinë e transferimit të Higuainit, për ta zënë vendin e Anelkas, gjithashtu edhe Arsen Ëenger po shikon mundësitë e transferimit të argjentinasit për të forcuar fazën ofensive dhe i bindur se Aguero do të transferohet në Madrid.
Ëenger shpreson për një kalim të Higuainit në Arsenal. Real Madridi dhe Mourinho nuk duan ta humbasin atë. Ditë më parë portugezi tha se Higuain është e patransferueshëm dhe se sezonin e tij të ardhshëm do ta tregojë më të mirën.
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ka thënë se Sergio Aguero dëshiron të shkojë te Real Madridi ose Barcelona.
“Është normale që Sergio Aguero dëshiron të transferohet te Real Madridi ose Barcelona”.
“Ai ka arritur në një nivel shumë të lartë te Atletico, por te Real Madridi ose Barcelona ai do të arrinte në një nivel edhe më të lartë”.
“Është normale që një lojtar i madh dëshiron të jetë te klubi më i mirë”, tha Torres.
Friday, 03 June 2011 13:22