Steven Gerrard ka publikuar së fundi autobiografinë e tij dhe është në qendër të vëmendjes, sepse ka shkruar gjëra vërtet interesante, në lidhje me karrierën e tij dhe shumë kuriozitete.
Një prej tyre është oferta që i bëri Real Madridi në një moment kur mesfushori anglez ishte në kulmin e vet.
“Reali më bëri një ofertë serioze dhe joshëse, por kërkoi që të nisja luftën me Liverpoolin dhe të kërkoja largimin, kundrejt një shume të konsiderueshme parash, gjë që unë nuk mund ta bëja. Mendoj se Real Madridi, kur e dëshiron një lojtar, ka një qëndrim të tipit ‘ne jemi Real Madridi dhe ti duhet të luftosh që të vish te ne’.
“Megjithatë, unë jam i dashuruar me Liverpoolin dhe nuk mund të kërkoja largimin, ndërkohë që isha i lumtur dhe po luaja shumë mirë atë kohë”, ka thënë Gerrard.
Mesfushori anglez tani është pjesë e skuadrës amerikane La Galaxy.
Saturday, 26 September 2015 18:04