Real Madrid po bëhet gati të thyejë çdo rekord të mundshëm botëror pagesash për të siguruar rinovimin e Kristiano Ronaldos. Klubi madrilen i ka vënë para në tavolinë futbollistit një marrëveshje të jashtëzakonshme, për ta bindur të firmosë një kontratë pesëvjeçare.
Sipas kushteve të kësaj kontrate, Kristiano Ronaldo do të përfitojë 155 milion euro në 5 vitet e ardhshme, që duke hequr taksat përkthehet në 15 milion euro në vit për portugezin, duke i dhenë mundësinë që të ketë kontratën më fitimprurëse të historisë së futbollit.
Ronaldo, i cili ka shënuar 201 gola në 199 ndeshje me madrilenët, pak ditë më parë la të nënkuptohej për një krisje të mundshme mes tij dhe Realit me një mesazh në Twitter. “Çdo lajm rreth rinovimit tim me Real Madrid është fals”, ishin fjalët e lojtarit. Por duket se kjo ofertë e re e Real Madrid po e bën të ndërrojë mendje futbollistin portugez.
Një ndihmë më shumë madrilenëve u ka ardhur nga largimi i Zhoze Murinjos, pasi lojtari nuk kishte me një marrëdhënie miqësore me trajnerin, i cili e kritikoi publikisht duke e quajtur të paaftë taktikisht. Me largimin e Murinjos, Ronaldo do të ketë hapësirat e kërkuara në skuadër dhe loja e ekipit do të bazohet më shumë rreth tij. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 June 2013 14:18