Karim Benzema mund të largohet nga Real Madridi, pasi pranoi superioritetin e Barcelonës.
Benzema theksoi se ai besonte se Barça është e pamposhtur, “Ata janë një ekip i mrekullueshëm për t’u shikuar duke luajtur”, tha Benzema.
“Kemi fituar Kupën e Mbretit ndaj tyre, prandaj mund t′i mposhtim ata, por ata janë shumë, shumë ekip i mirë”.
Ndësa bashkëkombësi i Benzemas dhe ish-mbrojtësi i Francës, Bixente Lizarazu, do të vrapojë lakuriq nëpër rrugët e Evianit për të festuar promovimin e klubit në Ligue 1.
Skuadra e Evian ka siguruar Ligue 1, një vit pas promovimit nga National (liga e tretë).
“Do ta bëj, do ta bëj”, tha Lizarazu, i cili është aksionar i Evianit, për televizionin francez TF1, i pyetur nëse do të mbajë premtimin e dhënë në korrik të vitit të kaluar.
“Do ta mbaj fjalën, por nuk do t′i ftoj mediet ndërkombëtare”, theksoi ai.
Tuesday, 31 May 2011 11:37