Real Madridi është i gatshëm të testojë Manchester Unitedin, për të transferuar superyllin, Wayne Rooney.
El Economista tregon se Real Madridi është duke përgatitur një ofertë për Rooneyn, sidomos tani pasi kanë dështuar të transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Agueron.
Atletico Madridi është i gatshëm të largojë Agueron nga klubi, por jo te rivali i tyre, Real Madridi.
Sidoqoftë, tani Florentino Perez është duke përgatitur një ofertë për ta transferuar Rooneyn i cili do t’i ndihmonte shumë Realit në sezonin e ardhshëm.
Fabio Coentrao është shumë afër për t’u bërë lojtar i ardhshëm i Real Madridit edhe pse negociatat mes Benficës dhe Real Madridit ishin shumë larg bisedimet janë hapur orëve të fundit dhe si duket Real Madridi pas Callejon, Sahin dhe Altintop do të forcohet edhe me Coentraon.
Real Madridi bëri përpjekje të mëdha për transferimit e portugezit, sidomos pas këmbënguljes së Mourinhos.
Benfica kërkon 30 milionë euro dhe si duket Reali do t’i paguajë ato si dhe dëshira e madhe e lojtarit për të luajtur në Bernabeu po e bën edhe më të lehtë punën.
Sipas ”Marca”, transferimi i Coentraos mund të arrihet brenda disa orëve.
Thursday, 02 June 2011 15:24