James Rodriguez, mesfushori i Real Madridit, nuk do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atletico Madridit.
Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez ka marrë një lajm të keq para derbit ndaj Atletico Madridit.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, James Rodriguez nuk do të luajë në derbin kundër Atletico.
Raportohet se Rodriguez ka lënduar sërish kofshën e majtë në stërvitjen e së enjtes, dhe pritet të mungoj edhe për disa javë të tjera.
Ish anëtari i Portos dhe Monacos ishte lënduar në ndeshjen mes Kolumbisë dhe Perusë,e zhvilluar në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018. /Express/
Saturday, 03 October 2015 12:00