Asambleja e përgjithshme e gjigantit të La Ligës i dha pëlqimin për planin, i cili është caktuar për të siguruar një transformim të mrekullueshëm të vendit historik. Rizhvillimi do të shihet me fasadën e re, së bashku me pajisjet e parkimit dhe të zonave të gjelbra.
Perez tha se anëtarët e klubit, të cilët i dhanë udhë rizhvillimit do të përfaqësojnë një ndryshim rrënjësor për stadiumin dhe se tani i gjithë stadiumi do të jetë i mbuluar.
Ai shtoi: “Ne do të sigurojmë stadiumin tonë me një lëkurë, “enveloping”, që do të jetë një arritje historike arkitektonike në të gjithë botën. Bernabeu duhet të bëhet një stadium i veçantë, më i miri në botë, dhe arritja e këtij projekti është kurorëzimin i shekullit të XXI. Kjo do të jetë trashëgimia jonë për brezat e ardhshëm të Madridistas.”
Stadiumi me kapacitet prej 80.300 vendesh, ka pësuar një numër të rinovimeve, qysh nga hapja e tij në vitin 1947. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 07:41