Real Madrid e filloi mjaft mirë ndeshjen dhe në minutën e 17 ishte sulmuesi argjentinas, Higuain, ai i cili e kaloi Realin në epërsi për rezultatin 0-1.
Espanyol kah fundi i pjesës së parë bëri shumë presion para portës së mysafirëve, mirëpo në të dyja rastet ishte Iker Casilias ai i cili ua mohoi golin vendaseve dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-1 në favor të Real Madridit.
Me të filluar pjesa e dytë Espaniol bëri prapë presion, mirëpo nuk arriti të gjejë golin.
Pas një depërtimi të Garcias, në minutën e 55, i cili pasoi te Romaric, ky i fundit goditi fuqishëm në drejtim të portës së Iker Casilias, mirëpo topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 66 Gonzalo Higuain shënoi një euro-gol dhe ngriti epërsinë në 0-2 për Real Madridin.
Në minutën e 75 Espanyol pati rastin më të mirë për gol, por i huazuari nga Manchester City, Ëladimir Ëeis, nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Gjashtë minuta më vonë, ish lojtari i Espanyolit, Callejon, pranoi një pasim nga Cristiano Ronaldo dhe shënoi për rezultatin 0-3, ndërsa për golin e tretë personal dhe për rezultatit 0-4 ,u kujdes argjentinasi Higuain, në minutën e 88.
Një fakt, interesant sa i përket Espanyolit, është se deri më tani këtë sezon në La Ligë, ose ka fituar ose ka pësuar humbje, por asnjëherë nuk ka barazuar. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 09:58