Ali Dyryst, zëvendëspresident i Gallatasaraj: “Kur je në çerekfinale, të gjitha skuadrat janë të forta. Por Real Madrid është mbi të gjitha ekipet e tjera. Nëse arrin të rritësh objektivat që i vë vetes, duhet të arrish të përballosh sfida me skuadra të tilla. Një nga ekipet më të forta është vënë përballë nesh, do të bëjmë maksimumin për të dalë me sukses nga kjo sfidë. Zakonisht, kur luan ndeshjen e parë jashtë cilësohesh më i favorizuar, por në këtë pikë të turneut nuk përbën më ndryshim”.
Aitor Karanka, zëvendëstrajner i Real Madrid: “Ekipi po kalon një moment të mirë dhe po luan mirë, që është gjëja më e rëndësishme. Do të gabojmë nëse mendojmë se Gallatasaraj do të jetë një rival i lehtë. Ata kanë lojtarë me shumë eksperiencë që kanë luajtur edhe me ne, apo futbollistë shumë të rrezikshëm si Drogba. Një rival që është në çerekfinale do të thotë se e meriton të jetë këtu. Por tani mendojmë për sfidën e kampionatit, do të ketë kohë mjaftueshëm për të menduar për Gallatasarajin. Nuk ndjehemi favoritë, por do ta përballojmë sfidën me shumë besim te vetja. Ajo që kujtoj unë nga ndeshja që kam luajtur kundër Gallatasarajit, është ambienti fantastik në tribuna”. (LajmeShqip.com)
Friday, 15 March 2013 14:37