Mateo Kovacic është prezantuar në Real Madrid, për të cilën skuadër tha se është më e mira në botë.
Mesfushori kroat, Mateo Kovacic është prezantuar si lojtarë i Real Madridit, ku ka folur edhe fjalët e para si madrilen.
Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim dhe shpreson se do të fitoj shumë trofe me skuadrën më të mirë në botë.
“E vlerësoj shumë mbështetjen e tuaj. E falënderoj skuadrën për mbështetjen. Unë jam në klubin më të madh në botë dhe pres shumë nga vetja dhe gjithë skuadra. Hala Madrid!”, ishin fjalët e para të Kovacicit.
Kovacic po ashtu ka vendosur që të mbaj fanellën me numër 16, fanellë të cilën e kishte Lucas Silva edicionin e fundit, por me shumë mundësi ai do të largohet nga Reali.
Wednesday, 19 August 2015 21:15