Real Madrid e ka mirëpritur skuadrën franceze të Lyonit. Ndeshja filloj në qetësi, ndërsa u desh minuta e 19’, kur Ozil harkoi nga një goditje këndi, ndërsa Ronaldo u mundua me kokë, por nuk bëri asgjë, derisa
Karim Benzema ishte ai që më së miri u gjend, për t’ia dhënë avantazhin Realit të Madridit.
Reali, në minutën e 22’ e kishte edhe një shansë për gol, mirëpo Marcelo gjuajti lehtë dhe jashtë portës.
Në minutën e 25’ sulmuesi i Lyonit, Gommis, shënoj për t’i barazuar shifrat, por goli u anulua për shkak se anësori e kishte ngritur flamurin për pozitë jashtë loje.
Tre minuta pas fillimit të gjysmës së dytë, Karim Benzema, asistoi për Sami Khediran, i cili realizoi për rezultatin 2-0 në favor të Real Madridit, ndërsa pas një tollovie në zonën e rreptësisë së Lyonit, ishte Hugo Loris me një auto-gol, ai i cili në minutën e 55’ ngriti epërsinë në 3-0 në të mirë të Realit.
Për ta përfunduar ndeshjen 4-0 për mbretërit, u përkujdes Sergio Ramos, i cili shënoi në minutën e 81’. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 07:31