Autori: http://lajmi.net/real-madrid-cakton-cmimin-e-iscos/ La Liga, Merkato, Sport 10:39, 23 September 2015
Real Madrid ka reaguar pas interesimit të klubeve të ndryshme për mesfushorin Isco, duke i vendosur çmim me vlerë prej 50 milionë euro.
Real Madrid është duke u ballafaquar me interesim nga klube të ndryshme për mesfushorin Isco.
Reprezentuesi spanjoll kërkohet nga Arsenal, por edhe Juventus.
Ndërsa, sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” kanë reaguar duke i caktuar një çmim ish futbollistit të Malagas.
Nëse “Gunners” ose “Bianconerët”, duan ta kenë Iscon në radhët e tyre, duhet të paguajnë hiç më pak se 50 milionë euro.
Wednesday, 23 September 2015 14:38