Mesfushori portugez i Fenerbahçe, Raul Meireles, është ndëshkuar me 11 ndeshje pezullim nga Federata Turke e Futbollit.
Ish-lojtari i Çelsit u njoh me këtë vendim kundër tij, pasi u shpall fajtor se kishte pështyrë një gjyqtar në momentin kur largua me karton të kuq në sfidën e humbur 2-1 përballë Gallatasarajit.
Portugezi fillimisht e hodhi poshtë akuzën, ndërsa bazoi gjithë mbrojtjen e tij mbi faktin se gjyqtari kishte gabuar duke i dhënë karton të kuq për episodin në fjalë.
Fillimisht mendohej se ai do të ndëshkohej me 7 ndeshje pezullim, por Federata Turke ka marrë masën më të rëndë të mundshme duke e bërë atë shembull për të tjerët.
29 vjeçari iu bashkua klubit turk gjatë verës, pasi braktisi Çelsin, ekip me të cilin u shpall fitues i Ligës së Kampioneve. Ai është një titullar i rregullt në radhët e Fenerbahçe, skuadër me të cilën ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e fazës së parë, duke shënuar një gol deri tani. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 December 2012 11:30