Milot Rashica, Kukeli, Xhemshiri e Sadiku janë eliminuar nga Europa League.
Talenti kosovar, Milot Rashica ka luajtur tjetër 90 minutësh për skuadrën e tij Vitesse në ndeshje kualifikuese të Europa League kundër Southamptonit.
Rashica ka treguar paraqitje të mirë, pavarësisht se skuadra e tij humbi me rezultat 2:0, duke u eliminuar kështu me rezultat të përgjithshëm 5:0, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3:0 në të mirë të anglezëve, transmeton express.
Sonte pa fat ka qenë skuadra e Zurichut, ku luajnë tre shqiptarë, Kukeli, Xhemshiti dhe Sadiku, të cilët janë eliminuar nga Dinamo Minski.
Zyrishu ka qenë duke fituar deri në minutën e 117, por ka pranuar një gol nga Fatos Beqiraj që i ka kushtuar me eliminim.
Friday, 07 August 2015 10:04