Skuadra e Cesare Prandellit tashmë është kualifikuar për turneun e vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë dhe lojtarët janë të vendosur për t’u përballur me Serbinë në Grupin C për kualifikueset e Euro 2012. 
Ranocchia pranon se Italia kanë bërë një rrugë të gjatë që nga Kupa e Botës 2010, kur u eliminua në fazën e grupeve, në drejtimin e Marcello Lippit.
Njeriu i Interit mendon se Prandelli ka merita me vendosjen e rendit në skuadër dhe mendon se ata kanë një shans të madh për të marrë kurorën e Euro 2012 nga mbajtësi aktual, Spanja.
“Unë mendoj se favorite për të fituar Euro 2012 është Spanja, që e fitoi edhe Kupën e Botës dhe ata luajnë futboll të mirë,” tha Ranocchia për UEFA-në.
“Ne jemi duke punuar për këtë, objektivi ynë është që të luajmë një Kampionat Evropian të mirë dhe shpresojmë se do ta fitojmë atë.”
“Ne erdhëm nga Kupa Botërore të zhgënjyer, por trajneri e ka rivendosur entuziazmin tonë.”
Ndërkohë, Giuseppe Rossi është shëruar plotësisht nga një dëmtim në gju dhe La Gazzetta dello Sport raporton se sulmuesi Villarrealit ka përfunduar një seancë të plotë të trajnimit sot. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 18:52