Ranieri është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Inetrit por ai nuk ka dhënë detaje të marrëveshjes dhe ka folur për rindërtimin e besimit të lojtarëve.
“Prioritet? Unë mendoj se ne duhet të flasim shumë me ekipin, aspekti mendor është më i rëndësishëm. Inter është një ekip e madh, ne duhet të ndryshojmë pas këtij marshi fals,” tha ish-menaxheri i Chelseas.
“Formacioni? Për mua, të gjitha sistemet janë “ok”, në qoftë se Interi ka luajtur në një mënyrë, ka një arsye. Gian Piero Gasperini kishte të drejtë për të sjellë idetë e tij, ai u përpoq me gjithë forcën e tij për të bërë punë të mirë, por pa sukses .”
“Unë nuk mendoj se ai mund të kritikohet, ai u përpoq për të vazhduar idetë e tij deri në fund.”
“Një objektiv? Unë nuk doja të premtoj, dua maksimumin nga këta njerëz, të cilët kanë aq shumë për të dhënë.”
Thursday, 22 September 2011 11:08