Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos përshëndeti ndikimin e trajnerit Jose Mourinho në fitoren e Copa Del Rey natën e mbrëmshme kundër Barcelonës.
Mourinho hyri në lojë me kritika nga Presidenti i Nderit Alfredo Di Stefano, por Special One e injoroi totalisht dhe vazhdoi me strategjinë e tij, që rezultoi me fitimin e trofeut të parë në këtë sezon.
Ramos deklaroi: “Mourinho është kapiteni i anijes dhe ne do të shkojmë deri në vdekje me atë, çfarë na ka bërë përshtypje është se ai është i jashtëzakonshëm”.
“Unë dua të falënderoj tifozët për dashurinë që kanë ndaj nesh, e cila ka qenë themelore dhe thelbësore për titullin të cilin e fituam me shumë mund. Ne të gjithë e meritojnë këtë.”
Thursday, 21 April 2011 11:02