Një gol i Adil Rami kur kishin mbetur edhe 3 minuta deri në përfundimin e ndeshjes, i dha suksesin 3-2 Francës përballë Islandës në miqësoren që në pjesën e parë mori përmasa turpëruese për ekipin francez.
Islanda që renditet në vendin e 131-të në botë, tronditi vendasit duke shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Bjarnason dhe Sigthorson, për të mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazhin e dy golave në stadiumin e Valensien.
Matië Debushi shënoi në fillimin pjesës së dytë për të shkurtuar diferencën, ndërsa duheshin pritur minutat e fundit që francezët të merrnin frymë qetësisht duke evituar një humbje të turpshme.
Riberi barazoi shifrat në minutën e 85-të, ndërsa më pas ishte Rami që shënoi golin e fitores për ekipin vendas.
Kjo fitore e mundimshme vjen vetëm një ditë pasi trajneri i Francës, Loran Blank, deklaroi se ekipi i tij do ta mundte lehtësisht Anglinë. (LajmeShqip.com)
Monday, 28 May 2012 09:20