Valdet Rama ka treguar arsyet përse nuk është ftuar nga Giani de Biassi në kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Valdet Rama dhe Alban Meha janë dy lojtarët që mungojnë në grumbullimin e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Rama ka zbuluar se nuk nuk ka marrë ftesë nga Giani De Biasi, për shkak në ndeshjet e fundit ka luajtur pak sepse ka pasur një shqetësim muskulor.
“Kam biseduar me De Biazin. Ai më ka thënë se do të rikthehem shumë shpejt në Kombëtare, por, për këtë, duhet që më parë të rikuperohem plotësisht”, është shprehur mesfushori për mediat gjermane.
Mungesa e Ramës, si alternativë në krahun e djathtë të mesfushës, do të mbulohet nga Odise Roshi dhe Andi Lila që janë lojtarë natyralë për atë rol, por De Biazi kemi parë që mund të aktivizojë edhe Taulant Xhakën.
Tuesday, 01 September 2015 11:03