Lajme Shqip Sunday, 04 October 2015 10:06

Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë të shtunën në ceremoninë e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa, trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi. Kryeministri vlerësoi se “ndeshja me Serbinë është vendimtare për të bërë diferencën në fushën e lojës, për të bërë diferencën në shkallët e stadiumit dhe për të treguar se ne dimë të respektojmë kundërshtarin”.

Kryeministri Rama zgjodhi fjalët e kampionit të madh, Machael Jordan, për të filluar fjalën e tij në këtë ceremoni: “Kam humbur më shumë se 9 mijë gjuajtje në karrierën time. Kam humbur pothuajse 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam humbur. Kam dështuar me herë e me herë të tëra në jetën time dhe për këtë arsye kam pasur sukses”. – Këto janë fjalët e një kampioni të madh, Machael Jordan, që unë i zgjodha për të filluar këtë fjalë, sepse mu kujtuan pikërisht duke u menduar se çfarë mund të thosha për Gianni-n, i cili sot është në një kulm epik të karrierës tij, por që duke e njohur si dashamirës apo ndjekës i futbollit italian, karrierën e tij të mëparshme, për të ardhur deri këtu i është dashur të bëjë shumë beteja dhe të humbë shumë beteja”, tha Kryeministri Rama.

Shqipëria, vijoi kryeministri, është një vend që ka bukuri të rrallë natyrore, që ka një histori dinjitoze, po të marrim parasysh vogëlsinë e vet, por edhe sfidat e mëdha me të cilat shqiptarët janë përballur në shekuj, ka një kulturë të trashëguar brez pas brezi, por mbi të gjitha ka një histori përpjekjesh jashtëzakonisht të mundimshme për të mbijetuar. “Është një vend që ka njohur shumë luftëra që nuk i ka filluar asnjëherë vetë, ka njohur pushtime që nuk i ka dëshiruar asnjëherë dhe me të cilat asnjëherë nuk është pajtuar qetësisht, ka njohur regjime të vështira, madje edhe një diktaturë shumë të rëndë, por ka ditur vazhdimisht t’i mbijetojë sfidave më mbytëse dhe të rilindë”.

Duke e cilësuar futbollin një metaforë të mënyrës së të jetuarit të shqiptarëve, Rama tha se “ajo që mund ta karakterizojë bukur shqiptarin është fakti se edhe në të keqen më të madhe, edhe në momentin më të vështirë, edhe në humbjen më të thellë e ka jetuar me adrenalinë jetën e vet”.

“Do të vazhdoj me Machael Jordan, i cili thotë: “Ji i vërtetë ndaj lojës, në mënyrë që loja të jetë e vërtetë ndaj teje. Nëse lojës i bën hile, edhe loja do të të bëjë hile. Nëse në çdo lojë, ti përpiqesh të shkosh më tutje, patjetër që më tutje të presin gjëra të mira.”, tha Rama, ndërsa shtoi se “kjo është e vërtetë për lojën, por kjo është e vërtetë edhe për jetën”.

“Besoj që sot, më shumë sesa çdo gjë tjetër, ne jemi këtu për të kremtuar këtë të vërtetë. Të vërtetën e një kapiteni që mori në dorë një skuadër, të cilës në radhë të parë i mësoi që të jetë e vërtetë ndaj lojës dhe bëri të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën. E po ashtu i mësoi që të kërkojë çdo herë më shumë nga loja, në mënyrë që loja t’i japë çdo herë e më shumë skuadrës”, tha Rama.

Nëse sot ne kemi një skuadër kombëtare q ë na bën të gjithëve krenarë, vijoi më tej Kryeministri, “unë besoj që nuk është thjesht sepse ndryshe nga herë të tjera, kjo skuadër ka bërë rezultate të panjohura deri më sot, por sepse këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e një filozofie të re, të të qenit skuadër dhe të të jetuarit të lojës në mënyrë të vërtetë”.

Kjo është kaq e vërtetë, tha Rama, saqë edhe kur rezultatet kanë munguar, apo kur jemi tradhtuar në pritshmërinë tonë në momentin e fundit, siç ndodhi në ndeshjen e fundit, përsëri, të gjithë së bashku pa asnjë hipokrizi i kemi qenë mirënjohës skuadrës. Kjo është një arritje e veçantë, e posaçme, speciale e trajnerit tonë, që ia ka përcjellë edhe publikut, këtë ndryshim të madh, që skuadra kombëtare mund të fitojë, mund të barazojë, mund të humbasë, por në çdo rast është e vërtetë me lojën dhe prandaj edhe loja është e vërtetë me të”, vijoi ai.

“Duke qenë se këtu u ftova si Kryeministër, por edhe si ish sportist dhe duke qenë se unë kam luajtur basketboll e jo futboll, do të vazhdoj t’i referohem Machael Jordan, sepse përsëri gjej një përputhje mes një fjalie të tij: “Duhet t’i pranosh gjërat me veten tënde, përpara sesa t’i bësh ato realitet”, tha Rama.

“Dhe filozofia ime e jetës, – e Giannit, por dhe e imja në këtë rast, është që gjithmonë të përpiqem për të përmirësuar atë që varet nga vullneti im. Dhe Machael Jordan e plotëson këtë mendim, duke thënë: “Unë mund ta pranoj dështimin. Gjithkush dështon edhe më shumë se një herë, por ajo që unë nuk pranoj kurrë, është që të mos provoj suksesin.”, vijoi Kryeministri.

Rama vlerësoi se de Biasi ka bërë diferencën jo thjesht në fushën e futbollit, por ka bërë diferencën në shoqërinë tonë, duke na dhënë një provë të padiskutueshme që asgjë nuk është e pamundur aty ku ka një lider, at y ku ka një strategji dhe aty ku ka një skuadër.

“Në një letër të Gianni-t, kushtuar djemve të skuadrës kombëtare, ai shkruan: ‘Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një botëror në historinë e këtij kombi, të kombit tuaj, të kombit të baballarëve dhe nënave tuaja, një komb të cilin edhe unë kam filluar ta ndjej pjesë timen. Unë kam besim dhe jam aty me ju’. Por, nga ana tjetër, në prag të një ndeshjeje vendimtare, unë dua t’i rikthehem prapë bazës së filozofisë së Gianni de Biasi-t, që është se mund ta pranojmë dështimin, por nuk mund ta pranojmë kurrë, që të mos e provojmë deri në fund suksesin”, tha më tej Rama.

Ndeshja me Serbinë, vijoi Kryeministri, është padyshim vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare edhe për një arsye tjetër, për të bërë diferencën në fushën e lojës, për të bërë diferencën në shkallët e stadiumit.

“Për të bërë diferencën jo vetën në respekt të trajnerit dhe djemve në fushë, por edhe të atyre nënave dhe baballarëve që Gianni nuk harron t’ia kujtojë djemve të vet, të cilët meritojnë jo vetëm që djemtë të japin gjithçka në fushë, por edhe që të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit të japin gjithçka, për të provuar se ne jemi ndryshe dhe se ne dimë të respektojmë jo vetëm lojtarët tanë, por dimë të respektojmë edhe kundërshtarin, se ne dimë të këndojmë himnin tonë, por dimë të respektojmë edhe himnin e kundërshtarit, se ne dimë të përballemi me të gjitha forcat tona, por dimë edhe sesi t’i bashkojmë forcat tona. Që pavarësisht rezultatit, nga çdo përballje të dalim dinjitozë, të dalim ashtu siç duan nënat, baballarët e këtij kombi dhe siç do të donin edhe etërit që dhanë edhe jetën e tyre për këtë komb. Një komb, rreth një kombëtareje, që mbetet dinjitoz në fitore, në barazim apo në humbje ”, tha ai.

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»