Mino Raiola ka mohuar zërat për një largim të mundshëm të klientit të tij nga Milan.
“Sigurisht se Mancini e dëshiron një kampion të madh si ai dhe ka një vend të lirë për të” tha agjenti.
“Zlatani ka teknik të shkëlqyer dhe fizik të madh këtë e din të gjithë.”
Mancini e njeh shumë mirë Ibrën, sepse ishte trajneri tij në Inter, kur sudezi kishte shkuar në Inter, ata nuk kishin fituar ende asgjë, por e pamë se çfarë ndodhi pastaj. Ibra mund të bëjë hapin e fundit drejt Cityt, por jo njëher, Roberto Mancini nuk duhet të bisedoj me mua, por me Gallianin.
Unë besoj se Milan nuk do të heqin dorë lehtë nga Ibra si dhe ky i fundit dëshiron Championsin me Rossonerët.
“Lamtumira mes Milanit dhe Ibrës është larg, dhe Ibra si kurrë më parë ka planifikuar për sezonin e ardhshëm dhe ka një objektiv të caktuar, të fitojë Championsin e shumë dëshiruar,trofe i vetëm të cilin Ibra asnjëherë se ka shijuar.” përfundoi Mino Raiola.
Thursday, 12 May 2011 11:48