Mino Raiola ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një kthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç te Juventusi, duke deklaruar se situata e sulmuesit suedez ishte e ngjashme me atë të Mario Balotelit dhe kalimit të tij në dukje të pamundur te Milani.
“Ibra te Juventus? Atyre u mungon një lojtar elite në sulm dhe unë e ai jemi tashmë në tren, kush do të na bashkohet është i mirëpritur. Gjashtë muaj më parë, kalimi i Balotelit te Milani dukej i pamendueshëm por më pas kuqezinjtë bënë sakrificën e duhur në momentin e duhur”, tha menaxheri, duke lënë qartësisht të kuptohet se sulmuesi suedez po mendon të largohet nga PSZH, pavarësisht deklaratave të dashurisë në adresë të klubit parisien.
Raiola ka komentuar edhe fjalët e Adriano Galianit, i cili një ditë më parë tha se do të preferonte të kthente Tiago Silvan para Ibrahimoviç te Milani.
“Me të gjithë respektin që kam ndaj mbrojtësve, titullin e fundit Milani e fitoi falë golave të Ibrahimoviç”, tha ai, duke ironizuar me fjalët e drejtuesit të kuqezinjve që tha se titulli në Itali fitohej nga skuadra që pëson më pak gola. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 April 2013 10:16