Para sfidës me Chelsean, që do te takohen këtë fundjavë, Rafael Van Der Vart është i bindur trajneri i Tottenham, Harry Redknapp, do ti çojë ata në top-katërshe në përfundim te sezonit.
Van Der Vart këmbëngul se Spurs-at do te jene ne Champions Leagu edhe sezonin e ardhshëm.
Ai tha: “Redknapp, është një psikolog i bujshëm, kështu që shumë herë ai na ka ngritur moralin, na ka dhënë mbështetjen e tij dhe është më i mirë se çdo trajner tjetër deri më tani.”
“Komunikimi direkt me Harryn është kyç. Me atë kam folur gjithmonë që nga fillimi dhe sa herë që kam pasur nevojë, këtë mundësi nuk e kisha në Real Madrid.”
“Ai e bëri sfidë tonë të qartë, të fitojë të gjitha ndeshjet tona, shpresojmë që City të bëj gabime dhe të kualifikohemi për në Champions League përsëri, nëse kjo nuk është e mundur atëherë ne synojmë Europa League.”
Saturday, 30 April 2011 09:04