Playmakeri i Interit, Sneijder, ka qenë i lidhur në mënyrë të përsëritur me Unitedin në këtë verë, edhe pse të dy klubet kanë këmbëngulur se nuk janë duke zhvilluar bisedime.
Sneijder në fundjavë tha se Inter është i gatshëm ta shesë atë, nëse ndonjë e ofertë e mirë vjen, dhe shtoi se e ardhmja e tij do të qartësohet në ditët e ardhshme.
Van der Vart u transferua në Premier League, për t’u bashkuar me Tottenham Hotspur, nga Real Madridi, verën e kaluar, dhe ka krijuar një përshtypje të favorshme.
Ylli i “spursave” e ndjen se shokët e tij tek Ajaxi janë të etur të bashkohet me ta në futbollin anglez dhe është i vetëdijshëm për kërkesat e Premier Leagues. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 09 August 2011 15:36 