Rafael Nadal arriti fitoren e tij të 7-të në Roland Garros, duke mundur numrin 1 të botës, serbin Novak Xhokoviç, pas katër seteve që zgjatën dy ditë për shkak të shiut dhe arriti të kalonte Bjorn Borg për numrin më të madh të titujve të fituar në fushën me dhe të kuq në Francë.
Të dielën, shiu ndërpreu ndeshjen në setin e katërt pasi spanjolli kishte fituar dy të parët 6-4 dhe 6-3, ndërsa tenisti serb të tretin 6-2 dhe kryesonte të katërtin 2-1. Ndeshja rifilloi sot në drekë dhe Nadal arriti të përmbysë rivalin e tij më të madh duke fituar këtë set 7-5 dhe gjithë ndeshjen 3-1, duke u bërë tenisti më i suksesshëm në historinë e këtij turneu.
Kjo fitore ishte edhe një lloj shpagimi ndaj sezonit të kaluar, ku Xhokoviç e mundi 7 herë, ndërsa e kishte mundur në tre finalet e fundit të turneve Grand Slam. Për më tepër Nadal arriti të ndalte tenistin serb që të bëhej një prej emrave të paktë të tenisit botëror që ka fituar katër turnetë Grand Slam radhazi. (LajmeShqip.com)
Monday, 11 June 2012 14:27