Rafael Nadal ka fituar për të gjashtën herë turneun e Grand Slamit, Roland Garros. Spanjolli mposhti në finale “mbretin” e tenisit, Roger Federer, me rezultatin 7-5, 7-6 5-7 dhe 6-4, duke barazuar kështu rekordin e Bjorn Borg.
Në setin e parë, zvicerani u nis më mirë, por Rafael Nadal anuloi pikën që do ta mbyllte setin 2-6, duke filluar kthesën e madhe të kësaj ndeshjeje.
Në setin e dytë Nadal fitoi me tie-break, ndërsa në të tretin, “mbreti” Roger Federer u kthye në lojë pas fitores 7-5.
Seti i tretë nuk pati fare histori dhe Nadal mbetet i pari në renditjen botërore të tenisit për meshkuj.
Rezultati: Nadal 7-7, 5-6; Federer 5-6, 7-1.
Monday, 06 June 2011 09:49