Trajneri i Real Madrid, Rafa Benitez, ka dalë në mbrojtje të Gareth Bale, i cili u kontestua gjatë miqësores së fundit që “merenges” luajtën në “Santiago Bernabeu”.
Bale u vërshëllye në momentin e zëvendësimit gjatë fitores 2-1 që Reali arriti ndaj Galatasaray, të martën në mbrëmje, në ndeshjen e fundit përgatitëse para fillimit të kampionatit, këtë fundjavë ndaj Sporting Gijon.
“Nëse analizoni lëvizjet e Bale do të kuptoni se sa i rëndësishëm për ekipin tonë, tha Benitez për gazetën “AS”, transmeton Telegrafi.
“Nëse do të kishte shënuar nga Galatasaray njerëzit do të kishin thënë se luajti shkëlqyeshëm. Gjithmonë do të ketë debat në lidhje me të, me Isco me James Rodriguez. Kjo do të ndodhë gjithmonë me “yjet” e futbollit. Unë kam si detyrë të gjejë një mënyrë që ata të luajnë mirë me njëri tjetrin.”
Më pas, Rafa Benitez vazhdoi “Isco dhe Rodriguez janë mësuar të luajnë mes linjave, ndërsa për Bale është një detyrë e re. Gjatë gjithë karrierës së tij ai është mësua të vrapojë pas shpinës së kundërshtarit. Më vonë do ta shfrytëzojmë edhe këtë armë të tijën. Keni për ta parë se gjatë sezonit, Bale do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madrid”.
Thursday, 20 August 2015 10:05