|
|
Friday, 19 October 2012 11:40 Federata Serbe e Futbollit është munduar në mënyrë të turpshme të mbulojë racizmin e tifozëve të saj si dhe sjelljen e lojtarëve e stafit pas përfundimit të ndeshjes mes ekipeve U-21 ndaj Anglisë, nëpërmjet një videoje në të cilën mundohet të diskreditojë lojtarin anglez Deni Rouz.
Vetëm 24 orë pasi kjo Federatë deklaroi në mënyrë absurde se në stadiumin e Krusevac nuk kishte patur thirrje raciste, ajo publikoi në “YouTube” një video të montuar për të hedhur poshtë akuzat e lojtarit të Totenhem.
Videoja e titulluar “Kë po gënjen Deni Rouz?”, tregon futbollistin në veprim gjatë takimit, pa asnjë lloj abuzimi racor ndaj tij. Por çuditërisht, ngjarjet ndalen në minutën e 76-të të takimit dhe nuk ka asnjë pamje të asaj që ndodhi në fundin e ndeshjes, ku lojtarët u goditën me mjete nga tifozët, ndërsa kishte ulërima majmunësh ndaj futbollistëve me ngjyrë.
“Deni Rouz thotë se sa herë që prekte topin, tifozët kundërshtarë bënin si majmunë. Siç e shihni në këtë video, nuk ka sjellje josportive nga tifozët”, shkruhet në shpjegimin e videos të publikuar nga Federata Serbe.
Kuptohet që kjo përpjekje e turpshme për të mbuluar faktet reale të asaj që ndodhi në stadium kanë sjellë më tepër acarim në radhët e drejtuesve të futbollit anglez, të cilët kanë kërkuar zyrtarisht nga UEFA jo vetëm të dënojë përgjegjësit, por të marrë masa të ashpra ndaj Serbisë, duke mos falur më veprimet e një tifozerie dhe një kombëtareje problematike dhe përsëritëse në incidente të këtij lloji në vitet e fundit. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »