Reali Madridit përmbushi parashikimet duke fituar 4-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Shakhtar Donetsk. Në pjesën e parë ishte Benzema që shënoi pas një gabimi të Pyatov, ndërsa në fraksionin e dytë dalja me të kuq e Stepanenkos në të 50-tën, ia bëri gjërat më të thjeshta formacionit të Benitezit, që realizoi dhe 3 herë të tjera me Cristiano Ronaldon, dy prej të cilëve portugezi i realizoi nga pika e bardhë.
PSG gjithashtu nuk fali përballë Malmoes duke fituar pa shumë probleme me rezultatin 2-0, pas golave të shënuar nga Di Maria në pjesën e parë dhe Cavani në të dytën.
Në Grupin D, Juventus, në krizë në Serie A arriti të fitojë në Manchester përballë City-t madje me përmbysje. Të tre golat e sfidës u shënuan nga italianët, me Chielinin që fillimisht devijoi gabimisht një top në rrjetën e tij e më pas Mandzukic dhe Morata përmbysën gjithcka për bardhezinjtë duke i dhënë 3 pikët e para. Sevilla nuk hasi probleme ndaj Gladbach, duke zgjidhur ndeshjen në pjesën e dytë me gola të Gameiros, Banegës dhe një autogol të Sommer.
Në Grupin C fituan dy skuadrat favorite Benfica dhe Atletico Madridit. “Los Colchoneros” zgjidhën gjithcka shumë shpejt përballë Gallatas me dy gola të Griezmann, ndërsa portugezët triumfuan 2-0 pas realizimeve të Gaitan dhe Mitroglou.
Në Grupin B, Wolfsburg shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe një gol të blerjes së verës Draxler për të marrë 3 pikët ndaj CSKA-së ndërsa Van Gaal dhe Man.UTD u mposhtën pikërisht nga një skuadër holandeze, me PSV që fitoi 2-1 ndaj “Djajve të Kuq.”
Wednesday, 16 September 2015 08:14