Niall Quinn, kryetar i klubit të Sunderlandit, i ka dëshiruar suksese Hendersonit dhe la të kuptohet se paratë nga shitja e tij do të investohen në klub.
Për faqen zyrtare të Sunderlandit, ai tha: “Jordan është shembull për veten e tij, familjen dhe për akademinë e Sunderlandit. Çdonjëri nga ne i dëshirojmë të ardhme të ndritur dhe suksese me klubin e ri”, përfundoi Niall Quinn.
Ndërsa, agjenti i Alberto Aquilanit, Franco Zavaglia, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se klienti i tij dëshiron t’i bashkohet Milanit dhe se ai as që është në dijeni të interesimit nga Milan për të.
Ai ka deklaruar se Aquilani është lojtar i Liverpoolit dhe ka edhe tre vjet kontratë me klubin nga Anfield.
“Unë mund të them se nuk jam në dijeni të interesimit nga Milan”, tha Zavaglia për Gazzetta dello Sport. “Ato janë vetëm spekulime dhe ne nuk kemi pasur kontakte me Milanin, por Juve na ka kërkuar neve disa ditë që të m endojmë dhe, ndërkohë, ne jemi duke shikuar mundësitë në Itali dhe jashtë saj”.
“Unë nuk mendoj se problemi është me klauzolën e shitjes, por Juventusi është duke e kërkuar dikë, tiparet e të cilit janë më defansive, e ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, mirëpo çfarëdo që ndodhë Albero nuk është i lënë në mes të rrugës, pasi që ai ka edhe 3 vite kontratë me Liverpoolin”.
Thursday, 09 June 2011 12:49