Carlos Pyol: “Ne duhet të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Unë ndjehem shumë mirë. Që në ndeshjen e fundit që kam luajtur ajo kundër Real Madrid, unë jam duke u trajnuar për ketë ditë. Unë jam në dispozicion të trajnerit. Kohët e fundit jam përmirësuar shumë dhe jam shumë mirë nga gjendja fizike. Ne do të luajmë me dëshirën më të madhe, që ta fitojmë ketë ndeshje. Është bukur që të luajmë në ketë stadium. Unë shpresoj që ta mbyllim sa më bukur sezonin. Chicharito është lojtari më i rrezikshëm i Manchesterit, ai është një lojtar që di të shënojë, dhe unë duhet të kujdesem shumë për të”, tha ai.
Victor Valdes: “Unë pres një finale të madhe kundër Manchesterit, skuadër e cila ka ndryshuar shumë nga ajo e vitit 2009. Të dy ekipet janë përmirësuar shumë që atëherë. Manchester United ka fituar shumë potencial, ndërsa në kemi bërë shumë ndryshime dhe jemi përmirësuar. Ne e kemi ndërmend te vazhdojmë duke bërë histori. Ne kemi qenë gjithmonë nën urdhrat e trajnerëve historikë, këtu mund të përmendim Cruyff-in dhe Guardiolan. Jemi në dijeni që kemi luajtur një finale ndaj Sampdorias në vitin 1992, në këtë stadium që do të luajmë sot (Ëembley). Tani është një nder për ne që do të luajmë përsëri në këtë stadium. Manchester United ka cilësi të lartë në sulm. Unë pres një lojë të fortë kundër tyre, dhe mendoj se ata do të krijojnë shumë shanse”.
Saturday, 28 May 2011 09:32