Janë bërë të ditur të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, kurse lista përbëhet nga 10 trajner që kanë pasur një sezon fantastik me klubet apo kombëtaret e tyre.
Jose Mourinho, përkundër që nuk e ka filluar mirë këtë sezon, ai është shpallur kampion në sezonin e kaluar me Chelsean në një garë të fuqishme në Premier Ligë, transmeton Koha.net.
Nga Premier Liga atij i bashkohet edhe trajneri nga ekipi rival Arsene Ëenger, raporton Sky Sports. Kurse në top 10-shen për trajnerin më të mirë hyjnë edhe ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pastaj Laurent Blanc, Pep Guardiola, Luis Enrique dhe Diego Simeone.
Kësaj liste i bashkohen trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dhe ai i Sevillës, Unai Emery.
Votimi për trajnerin dhe futbollistin e vitit do të fillojë të hënën e ardhshme, kurse do të zgjasë deri më 20 nëntor, me trajnerin dhe kapitenin e secilës kombëtare që duhet të votojnë.
Lista e ngushtë prej tre kandidatëve për ta fituar çmimin e “Trajnerit të Vitit” dhe “Topin e Artë” do të mësohet më 30 nëntor, kurse fituesit do të mësohen më 11 janar 2016 në Zurich.
Tuesday, 20 October 2015 18:06